
Zëvendëskryeministri dhe njëherit edhe ministër i Brendshëm i Çekisë, Vit Rakusan, ka thënë se Çekia e mbështet Kosovën në proceset integruese, raporton Gazeta10.
Rakusan ka thënë se përgëzon institutcionet e Kosovës për rezultatet e prekshme në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Ai ka thënë se shteti që ai përfaqëson mbështet pa rezervë Qeverinë e Kosovës në proceset integruese duke përfshirë këtu edhe liberlizimin e vizave.
“Ministri Rakusan përgëzoi institucionet e Kosovës për rezultatet e dukshme të arritura kohën e fundit në luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe konfirmoi përkrahjen e pa rezervë të Qeverisë së Republikës Çeke në proceset integruese, përfshirë edhe procesin e liberalizimit të vizave”, thuhet në njoftim të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.
Ai këto komente i ka bërë pasi ka pritur në takim ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçlën. / Gazeta10