Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Rama-Hazirit: Nuk duhet të jenë problem koalicionet, lini të lirë kryetarët të vendosin

Gazeta10
20 October 2025 - 21:03

Komentatori politik, Fidan Rama, ka reaguar pas deklaratave të nënkryetarit të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, në “Politiko” lidhur me koalicionin në Vushtrri.

Rama në “Politiko” ka theksuar se koalicionet lokale nuk duhet të trajtohen si problem, por si vendime që duhet t’u takojnë degëve komunale.

“Komunat ose degët duhet të lihen në vetvete të vendosin se si ata e shohin pushtetin lokal, sepse askush më mirë sesa ata që janë aty nuk e di se si mund të funksionojë vota në këmbim — qoftë i dyti apo i treti,” ka deklaruar ai.

Sipas Ramës, vendimmarrja lokale është thelbësore për ndërtimin e bashkëpunimeve stabile dhe funksionale në nivel komunal. /Gazeta10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.