Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Rama i përgjigjet opozitës: S’ka asnjë akuzë apo hetim ndaj meje në SHBA

Gazeta10
02 February 2023 - 16:22

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vendosur t’i përgjigjet opozitës në Twitter, ndërsa kjo e fundit e kishte thirrur për interepelancë në Kuvend, në lidhje me akuzat për çështjen e famshme të ish-zyrtarit të FBI-së që po hetohet në SHBA.

Rama e ka quajtur tallje dhe shpifje të politikës këtë duke theksuar se në SHBA nuk ka asnjë akuzë të ngritur ndaj tij.

“Kjo është një tallje e madhe dhe e shpifur e politikës pa din e as iman me ata që i shkojnë mbrapa kësaj politike figurash të diskredituara, të cilët duan të mbulojnë diellin me shoshë, ndërkohë që marrëdhëniet tona me SHBA dhe institucionet amerikane janë më të forta se kurrë. Kush i ka dy fije mend e kupton se ç’është e tërë kjo histeri vetëgjyqësie politike e mediatike,mbi një gjyq në Amerikë për një zyrtar të FBI të cilin drejtësia e nongratave këtu pretendon se është korruptuar nga unë, ndërkohë që drejtësia amerikane s’ka asnjë akuzë a pretendim.”, ka shkruar ai.

Tutje, Rama e ka quajtur këtë si manipulim i opinionit nga kundërshtarët e tij politik.

“Një abuzim total me lirinë e fjalës, me të vërtetën, me publikun, në një dëshpërim total moral, politik, elektoral, ku me shpifje ekstreme synohet manipulimi i opinionit me një çështje të hetuar nga drejtësia amerikane që ka shkuar në gjykatë e që s’ka asnjë lloj lidhje me ne këtu”, ka shkruar kryeministri Rama në Twitter.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.