Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama: Me Kurtin shkruaj në Whatsapp, rrallë kthen përgjigje

Gazeta10
06 July 2023 - 22:22

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë detaje interesante për mënyrën se si komunikon me homologun e tij nga Kosova, Albin Kurti.

Rama në Klan Kosova, tha se me Kurtin, bisedon në aplikacionin Whatsapp, por thekson se ai rrallë i kthen përgjigje, edhe në ato përgjigje vazhdimisht sipas Ramës, Kurti i ripërsëritë qëndrimet e tij.

“Debatet me Albinin i zhvilloj në Whatsapp, unë flas ai dëgjon por nuk flet. Rrallë përgjigjet. Nuk ka rëndësi është mënyrë komunikimi, ai përsërit të njëjtën përgjigje vazhdimisht, për ta përforcuar mesazhin e tij”, ka thënë ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.