Gazeta10

Rama në terren, thotë se këtë vit do ndahen makina për mbjelljen e grurit pas suksesit në prodhimin e tij


Kryetari komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar se këtë vit prodhimi i grurit në kryeqytet është rritur 60% më shumë krahasuar me vitin paraprak.

Rama po ashtu, përmes një postimi në Facebook, njoftoi se këtë vit për herë të parë do të ndahen makina për mbjellje të grurit.

Postimi i plotë:

“Përmirësime të Mëdha në Prodhimin e Grurit në Kryeqytet! 🌾

Ky vit ka sjellë një rritje të madhe në prodhimin e grurit në kryeqytet: 60% më shumë sasi e grurit se vitin e kaluar dhe deri në 5000 kg për hektar – një sukses i madh për bujqit tanë.

Falë angazhimit të bujqve tanë dhe punës së tyre të palodhshme, një shembull i këtij suksesi është bujku Arben Pestisha, i cili sivjet do të na sjellë 40,000 kilogramë grurë. Deri në fund të sezonit të korrje-shirjeve, pritet të kemi 50,000 ton grurë.

Për të përkrahur bujqit tanë dhe për të vazhduar këtë trend pozitiv, këtë vit për herë të parë do të ndajmë makina për mbjellje të grurit.

Urime dhe suksese të gjithë bujqve tanë! 🌱“.


NË FOKUS

askk
Ky është numri i banorëve për secilën komunë të Kosovës
riu
Në lulen e rinisë/ I riu 24 vjeç u vra pas debatit për muzikën e lartë
vdess
Vdes aktori i njohur në moshën 46 vjeçare, dyshohet se shkaktar ishte nxehtësia
drita
Vdes aktorja e humorit Drita Duraku
faton
“Më është bërë zullum”- Faton Hajrizi shfaqet me një video, tregon arsyen e arratisjes nga burgu i Smrekonicës
faton
Faton Hajrizi lajmërohet sërish nga arratia, Sveçlës ia shan mbiemrin dhe i vë bast: Kurrë nuk mundesh me më kapë
ylli
Zbulohet vajza misterioze në krah të Ylli Limanit
vd
Vdes e reja nga Prishtina, vuante nga një sëmundje e rëndë