Lajme

Rama për 8 mars i dhuron presidentes figurën e Hyjneshës në fron

Gazeta10
08 Mars 2023 - 13:27

Më rastin e Ditës së Gruas, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama i ka dhuruar presidentes së vendit, Vjosa Osmani figurën e Hyjneshës në fron.

Hyjnesha në fron është simbol i qytetit të Prishtinës, raporton Gazeta10.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë se me presidenten Osmani ka diskutuar për angazhimin në fuqizimin e grave dhe rëndësinë e përfshirjes së tyre në pozita drejtuese.

“Kënaqësi e veçantë të pres sot Presidenten e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani. Bashkë diskutuam për angazhimin tonë në fuqizimin e grave dhe rëndësinë e përfshirjes së tyre në pozita drejtuese”, ka shkruar kryetari i kryeqytetit.

Ai tutje ka thënë se e mirëpresin thellimin e bashkëpunimit në këtë drejtim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.