Lajme

Rama për deklaratën e Hovenier: Është serioze, ai nuk është analist por ambasador i ShBA-ve

Gazeta10
25 Shtator 2024 - 22:18

Në emisionin e së martës të “Politiko me Kushtrim Sadikun” po diskutohen çështjet aktuale të veriut në vend nga tri këndvështrime të ndryshme.

Gazetari Fidan Rama i ftuar në emisionin Politiko të Kanal10 komentoi reagimin e fundit të amabasadorit amerikan, Jeffry Hovenier duke e cilësuar serioze si shkak i gjendjes të cilën e ka aktualisht shteti i Kosovës.

“Përtej kësaj, besoj që duhet rikujtim edhe për Blerimin edhe për deputeten që Hovenier nuk është analist politik. Është ambasador i ShBA-së në Prishtinë, si rrjedhojë më shumë se diplomatike nuk ka se qysh me thanë ndryshe Hovenier, i cili e ka paraqit një gjendje reale të asaj se çka ndodh mes perëndimit dhe qasjes së qeverisë që ka në raport me këto vende”, deklaroi Rama.

“Kosova është vend i vogël dhe i pafuqishëm dhe mosbashkërendimi me këta aleat ku kjo le që nuk është diplomatike por është shumë serioze, tepër serioze”, shtoi Rama.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.