
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka pritur në takim ambsadorin e ri francez, Olivier Guérot, raporton Gazeta10.
Rama ka thënë se kishte kënaqësi ta zhvillonte një takim me të.
Më tej, Rama ka thënë se ky është një fillim i mbarë i një bashkëpunimi për Prishtinën.
Këtu keni statusin e plotë:
“Kënaqësi të prisja sot Ambasadorin e ri francez, Olivier Guérot Fillim i mbarë i një bashkëpunimi premtues për kryeqytetin
Mirë se erdhe në Prishtinë!
#kryeqyteti”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10