
Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka promovuar ekspozitën “Kosova nëpërmjet thjerrëzës së KFOR-it”, raporton Gazeta10.
Rama ka thënë se kjo ekspozitë ka në vete disa nga momentet më të bukura që vetë ushtarët e KFOR-it kanë shkrepur gjatë kohës në detyrë.
I pari i Prishtinës ka thënë se kjo ekspozitë është hapur sot dhe se e njejta do të mbetet e hapur deri më 15 tetor.
Tutje, Rama ka ftuar qytetarët që ta vizitojnë këtë ekspozitë që mbahet tek Parku Memorial “Heroinat”.
Këtu keni statusin e plotë:
“Kosova nëpërmjet thjerrëzës së KFOR-it –
Ekspozitë kjo, e cila ngërthen në vete disa nga momentet më të bukura të shkrepura nga vetë ushtarët e KFOR-it gjatë kohës së tyre në detyrë.
Ekspozita është e hapur nga sot, deri më 15 tetor 2022, tek Parku Memorial “Heroinat”.
Për një përvojë edhe më të bukur, ju sygjeroj ta vizitoni pas orëve të mbrëmjes, për të pasë mundësi të përjetoni emocionet dhe ngjyrat vibrante që kjo ekspozitë ofron.
Falënderoj KFOR-in për realizimin e kësaj ekspozite krahas kontributit të vazhdueshëm në ofrimin e sigurisë për qytetarët tanë!”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10