Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Rama shpreh ngushëllime për vdekjen e arkitektes nga Prishtina

Gazeta10
28 May 2023 - 8:31

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e arkitektes Merita Mihovci.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ndjera ishte anëtare e çmuar e Drejtorisë së Investimeve Kapitale dhe e qytetit.

“Kontributi i saj në kryeqytet në projekte të panumërta publike, dhe përkushtimi i saj ndaj shërbimit publik, do të na mungojë të gjithëve. Qëndrimi i saj pozitiv, gatishmëria për të ndihmuar dhe buzëqeshja e saj do të na mungojnë të gjithëve. I shprehim ngushëllimet tona më të thella e të sinqerta familjes, e të gjithë atyre që e njohën dhe e donin Meritën”, ka thënë Rama.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.