
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se mërgimtarët pas luftës kanë ardhur nga Zvicra dhe Gjermania për ta votuar LDK-në. Derisa ka kujtuar ndihmesën e mërgatës ndër vite për votat e partive politike, ai është shprehur i bindur se mërgata nuk ka qenë asnjëherë determinues i zgjedhjeve.
“Mërgata mas luftës u çu në këmbë ka ardhur prej Zvicres dhe Gjermanisë për me votu LDK-në se kanë pasë lidhshmërinë me LDK-në dhe na kanë nimu neve. Në 2007-ën i ka ndihmu PDK-së dhe Thaçin e bonen kryeministër. Në 2021 erdhën e ndihmun Albinin dhe Vjosen”, ka thënë Haziri.
“Në 2021, vota e diasporës e ka çu në 51% LVV ta kuptojmë këtë”, ka thënë komentatori Rama.
“Po mirë sa ka mujt me fitu pa diasporën? 49%?”, ka pyetur Haziri.
“Z.Haziri dallon 51% sepse ish detyru me hy në koalicion. Vota e diasporës ka qenë determinuese me prodhu një rezultat historik që nuk është pa në pluralizmin politikë që nga paslufta. As Rugova kur ka qenë në kulm LDK-ja nuk ka marrë më shumë se 46%”, ka thënë Rama.
“Rugova i ka marrë 62% o Fidan”, ka reaguar sërish Haziri. /Gazeta10/