Komentatori politik, Fidan Rama ka vlerësuar se vendi ka nevojë për bashkëqeverisje mes partive politike dhe jo vetëm për një subjekt politik me shumicë absolute.
“Është çdo herë më e mirë. Koncepti politik është ndërtu për me nda pushtet”, ka thënë Rama.
Sipas Ramës, zgjedhjet parlamentare do të shpien në koalicione mes partive politike, ani pse të njëjtat aktualisht po e mohojnë mundësinë për bashkëqeverisje.
“Pres që votuesi me prodhu rezultat për një bashkëqeverisje. Unë besoj që VV do të detyrohet të zgjedhë mes PDK-së dhe AAK-së”, ka thënë ai. /Gazeta10/