Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Raportohet se kryeministri serb ka dhënë dorëheqje pasi protestuesit bllokuan Beogradin

Gazeta10
28 January 2025 - 11:15

Ndërsa studentët janë rebeluar dhe dje nisën një bllokadë 24-orëshe në Beograd, kryemininstri Millosh Vuçeviq raportohet se ka dhënë dorëheqje sot.

Novosti, mediumi që kontrollohet nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, raporton se “Vuçeviq jep dorëheqje”, ndërsa ai pas pak do të dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për media.

Protestuesit kanë shtuar trysninë ndaj institucioneve. Fermerë serbë me traktorë dhe mijëra qytetarë i janë bashkuar bllokadës që pasoi protestat shumëjavëshe në të cilat kërkohet përgjegjësi për aksidentin vdekjeprurës në qytetin verior të Novi Sadit.

Qytetarët po e fajësojnë qeverinë për korrupsion të shfrenuar.

Vuçiq mbrëmë në një konferencë për media kërkoi dialog me studentët./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.