Gazeta10

Rashiq kërkon zbatimin e Asociacionit, thotë se ka një mundësi ligjore për kthimin e serbëve në vendet e punës

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se marrëveshjet e arritura ndërmjet Kosovës e Serbisë nuk mund të anulohen.

Ai nga Graçanica shtoi se Qeveria aktuale nuk mund të anulojë marrëveshjet e arritura para bashkësisë ndërkombëtare, kjo duke iu referuar Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sipas tij, i mbetet ekzekutivit të gjejë format për zbatimin e marrëveshjes, përderisa ka kërkuar që të ketë tolerancën nga të gjithë që të hartohet drafti i Asociacionit.

Ai tha se ka mundësi ligjore për kthimin e serbëve në vendet e tyre të punës në veri, sidomos stafi administrativ.

“Unë jam për respektim të gjitha marrëveshje që i kemi bërë para bashkësisë ndërkombëtare. Nuk mund ta anulohet ato marrëveshje që janë bërë në mandatin paraprak, tek ju mbetet format që do ta paraqisni. Për mua kjo është bazë e mirë. Vetëm na duhet një tolerancë nga të gjithë dhe do të mund ta krijojmë bile një draft çka mund të jetë Asociacioni i komunave”.

“… nuk janë përdorur të gjitha momentet, ka shanse të kthehen në vendet e punës, sidomos për stafin administrativ”.

Rakiq ka thënë se serbët në veri të Kosovës kanë qenë të dirigjuara nga Beogradi, teksa udhëheqësit e kësaj të fundit i quan regjim.

“Ka qenë një manovër e organeve të Listës Serbe, të përkrahur nga regjimi i Beogradit, dhe unë nuk e shoh se kanë vepruar drejtë. Unë konsideroj se kanë gabuar dhe në atë pjesë të vendit janë humbur 1 mijë vende të punës. Kanë gabuar ata që kanë dhënë këso rekomandime”, u shpreh Rakiq./EO/Gazeta10

NË FOKUS

IMG_9162
Ky është 61-vjeçari që u gjet i vdekur në një motel në Ferizaj (Foto)
ermal
“Po lajmëroj largimin tim…”, Ermal Fejzullahu habit me postimn e fundit
policia-naten-1-600x347-1
Rast tragjik në autostradën ‘Arbën Xhaferi’: Kjo është e reja që u gjet pa shenja jete
IMG_9159
Gjendet në Hamburg nga policia gjermane vajza e mërgimtarit kosovar
ajazi
Dy muaj pasi humbi fëmijën, ndërron jetë drejtoresha e Dhomës Ekonomike të gruas
Screenshot 2024-02-15 231958
Të shtënat tek ‘Bregu i Diellit’- Zbulohen se kush janë dy personat që u plagosën dhe të dyshuarit e arrestuar për këtë plagosje
reagimi-Behluli
Burri i Shkurte Fejzës i reagon ashpër Shefqet Krasniqit, e quan atë psikopat
visarii
I dyshuar për vrasjen qe tronditi Norvegjinë - Kush është Visar Avdyli qe u arrestua nga policia e Kosovës?