Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rasti “Bio Mulaku”, kërkohet që të lajmërohen në Polici qytetarët e trajtuar që dyshohet se u mashtruan

Gazeta10
18 July 2024 - 16:28

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, u bënë apel të gjithë pacientëve apo personave që janë në cilësinë e të dëmtuarve dhe kanë marrë tretman “mjekësor“, nga Nazmi Mulaku dhe P.I në Vushtrri të lajmërohen në stacionin më të afërt policor të vendbanimit të tyre.

Prokuroria ka kërkuar që të gjithë qytetarët të cilët janë trajtuar në këtë biznes “Bio Mulaku” të japin deklaratat e tyre në cilësinë e të dëmtuarit/dëshmitarit.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë, u bënë apel të gjithë personave që janë në cilësinë e të dëmtuarve, duke marrë tretman “mjekësor“, nga personat me iniciale N.M, dhe P.I., të cilët kanë zhvilluar veprimtarinë në biznesin Bio Mulaku në Vushtrri, e që dyshohen për veprat penale “Mashtrimi“ dhe “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”, të lajmërohen në stacionin më të afërt policor të vendbanimit të tyre për të dhënë deklaratë në cilësinë e të dëmtuarit/dëshmitarit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

(Bio Mulaku dhe P.I.), kanë zhvilluar veprimtarinë në biznesin Bio Mulaku në Vushtrri.

Më 16 korrik, policia e ka arrestuar Nazmi Mulakun, që njihet si ‘Nazmi Bio Mulaku”, dhe një person tjetër për veprat penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike“ dhe “Mashtrimi”.

Mulaku thuhet se për dhjetë vite ka punuar duke pretenduar se është mjek popullor.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.