Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Rasti Brezovica, arrestohet asamblisti i VV-së në Prishtinë, Berat Lahu

Gazeta10
21 September 2022 - 11:03

Prokurori i rastit “Brezovica”, Rasim Maloku, ka konfirmuar arrestimin e asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Berat Lahu.

Prokurori Rasim Maloku tha se Lahu dyshohet për veprën penale “Ushtrim i ndikimit”.

Aksioni është duke vazhduar dhe deri më tani numri i të arrestuarve ka shkuar në shtatë, sipas prokurorisë personat e prangosur dyshohen kryesisht për mmarrje dhe dhënie ryshfeti, raporton Express.

Aksioni i policisë bashkë me Prokurorinë e Ferizajt ka nisur herët në mëngjes dhe është kryer bastisje të paktën në 11 lokacione, duke u theksuar se bastisje pati edhe në lagjen “Velania” në Prishtinë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.