Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Rasti “Golfi”, Policia arreston edhe dy të dyshuar

Gazeta10
15 January 2024 - 23:22

Policia e Kosovës pas një hetimi disamujor në rastin e koduar “Golfi”, të dielën kishte arrestuar katër persona lidhur me veprën penale të shitblerjes të substancave narkotike.

Bëhet e ditur se fillimisht në rrugën “Ernest Koliqi” në Prishtinë është ndaluar vetura e tipit BMW, ngjyrë e bardhë me targa vendore, të cilën e drejtonte i dyshuari kryesor me iniciale Y.A, i lindur në vitin 1997, ku gjatë kontrollit në trup i janë gjetur 1 mijë e 100 euro dhe tre telefona të llojit IPHONE.

Për këtë rast, Policia e Kosovës ka dhënë detaje ku ka arrestuar edhe dy persona të tjerë. Duke e çuar numrin në gjashtë.

”Në vazhdën e hetimeve dhe vazhdimit të realizimit të operacionit të antidrogës të koduar me emrin “Golfi”,  sot me datën 15.01.2024 njësia e antidrogës në Prishtinë kanë arritur t’i lokalizojnë edhe dy persona të dyshuar që ndodheshin në arrati me iniciale (G.M. dhe Sh. M.) të cilët ndodheshin në kërkim nga data 13.01.2024, që dyshohet se janë të përfshirë në rastin e cekur më lart”.

“Gjatë një operacioni taktik sot reth orës 14:00 Njësia e antidrogës në Prishtinë në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin G.M., në brendi të shtëpisë së cilën strehohej, kurse Sh.M. është arrestuar në një shtëpi afër gjatë tentim arratisjes”.

“Në lokacionin/shtëpinë në të cilën ishin duke u strehuar të dyshuarit janë gjetur dëshmi relevante si në vijim: një revole me një karikator dhe 16 fishek, tre karikator të armës AK-47, një lidhëse e Trombllonit, dy pajisje për pastrim të armës, si dhe një qese me narkotik të dyshuar të llojit Mariuhan me peshë 6.4 gramë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i krimeve të renda  ku me urdhër të tij i dyshuari Sh. M. dërgohet në burg për vuajtje të dënimit prej dy vite e gjashtë muajsh, kurse i dyshuari G.M. dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.