
Kryeministri i Republikës së Kosovë, Albin Kurti, ka reaguar as raportimit se një 11 vjeçare është dhunuar seksualisht nga pesë persona.
Kurti ka kërkuar nga organet e rendit që të dyshuarit të vihen sa më parë para drejtësisë, dhe të marrin dënimin meritor për këtë vepër kaq tronditëse, transmeton Gazeta10.
“Akte të këtilla brutale të dhunës ndaj fëmijëve, duhet të trajtohen me seriozitet të lartë, në nivel institucional por dhe në atë shoqëror e kulturor. Dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është çështje private, por çështje e sigurisë dhe mirëqenies, publike e sociale.”, ka shkruar ai.
Më tej, Kurti ka thënë se duhet angazhim maksimal i të gjitha institucioneve për të çuar përpara përpjekjet për ta çrrënjosur dhunën në bazë gjinore./Gazeta10