
Në emisionin Politiko u zhvilua debat mes kandidatit të PDK-së Perparim Gruda dhe panelistit Burim Korça, lidhur me shtesat e fundit të qeverisë dhe vendimin për ndarjen e 2 milionë eurove për diasporën.
Gruda e cilësoi ndarjen e mjeteve si pjesë të një strategjie të mundshme fushate, duke ngritur dyshime për kohën dhe mënyrën e shpërndarjes së tyre.
Ndërkohë që Korça e kundërshtoi këtë interpretim.
“Z. Gruda, po flasim me fakte. Nuk e mbroj asnjë parti, por qytetari i Kosovës po thotë kur na i kanë marrë nga 100 euro prej qeverisë së Kosovës. Po të tregoj që kjo është fyerje edhe për mërgatën, sepse po i bie që mërgatës po ia blen qeveria votat”, tha ai.