Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Reagon Drejtorja e DKA-së në Gjilan: Jemi dakorduar për lirim të pozitës 

Gazeta10
05 September 2022 - 21:26

Selvete Sylejmani – është deklaruar rreth shkarkimit të saj nga pozita e Drejtores së Arsimit në Komunën e Gjilanit. 

Sylejmani ka thënë se në takim me kryetarin e kësaj komune, Alban Hyseni, janë dakorduar “për lirimin e pozitës si drejtoreshë”, që kësaj, sipas saj i paraprinë “shpifjet dhe akuzar për nepotizëm”. 

Ajo tha se drejt këtyre akuzave ndihet e “pastër”, raporton Gazeta10. 

“Në takimin zyrtar me Kryetarin e Komunes, z.Alban Hyseni, me datë 05.09.2022, u dakorduam për lirimin e pozitës si Drejtoreshë e Drejtorisë Komunale të Arsimit. Lirimit të pozitës i paraprinë shpifjet dhe akuzat për nepotizëm, nga njerëz jo kredibil, ish-politikan të dështuar e persona që kanë tentuar vazhdimisht të imponojnë e të inskenojnë manipulime të ndryshme tash e disa vite. Unë si Drejtoreshë e Arsimit ndjehem e pastërt ndaj këtyre akuzave dhe jap përgjegjësi të plotë para qytetarëve, për punën time prej ditës së parë në arsim”, ka shkruar ajo./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.