
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se Kosova e ka shkelur Marrëveshjen e vitit 2014 për vizitat zyrtare me Serbinë.
Në një konferencë për media, ai ka deklaruar se kjo u bë pasi dje iu refuzuar hyrja në Kosovë Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije.
“Vizita e Patriarkut Porfirije ishte e njoftuar, ishte në përputhje me marrëveshjet përkatëse të dialogut, dhe do duhej të lejohej të procedohej, do të duhej të lejohej të shkonte para. Duke e refuzuar hyrjen e tij, Qeveria e Kosovës jo vetëm që e ka shkelur Marrëveshjen e vitit 2014 për vizitat zyrtare, por gjithashtu në mënyrë flagrante e ka injoruar rëndësinë e Kishës Ortodokse serbe që vazhdon ta ketë për disa pjesë të qytetarëve të Kosovës”.
“Kjo është në kundërshtim me parimet themelore të çdo shoqërie demokratike dhe multietnike”, ka thënë Stano.