
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka mohuar pretendimet se propozimi për Glauk Konjufcën si kryeministër është një “blerje kohe” nga VV.
Sipas tij, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është i përkushtuar që vendi të ketë institucione stabile dhe funksionale.
“Kryeministri Kurti ka vullnetin më të mirë që vendi të ketë institucione dhe të ecë përpara. ” tha Rexhaj.