Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rexhaj në SHBA takon zyrtarë shtretërorë për siguri dhe politikë të jashtme

Gazeta10
21 September 2022 - 20:51

Deputeti i Vetëvendosjes, Arber Rexhaj është takuar të mërkuren në SHBA me zyrtarën e Zyrës për Kosovë, Anne Morrison si dhe zyrtaren për Politika të Jashtme, Erni Tramontozzi dhe Jeremy Jeëett, zyrtar i Zyrës së Diplomacisë Publike, shkruan Gazeta10.

Rexhaj në një postim në Facebook ka thënë se në këto takime është diskutuar për çështjet politike si dhe atë të sigurisë në Kosovë.

Ndryshe, Rexhaj bashkë me deputetë tjerë të Kuvendit të Kosovës po qëndrojnë në SHBA në një vizitë zyrtare.

Postimi i plotë:

Sot gjatë ditës në Departamentin e Shtetit Amerikan u mirëpritëm në takim nga znj. Anne Morrison, Zyrtare e Zyrës për Kosovë, znj. Erin Tramontozzi, Zyrtare për Politikë të Jashtme dhe z. Jeremy Jeëett, Zyrtar i Zyrës së Diplomacisë Publike për Evropën Qendrore.

Biseduam për zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë. I njoftova për gatishmërinë tonë që në kuadër të dialogut të vazhdojmë normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe që marrëveshja në qendër të ketë njohjen reciproke mes dy shteteve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.