Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rezultatet në “PISA”, LDK: Degradim në arsim

Gazeta10
06 December 2023 - 13:08

Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Jehona Sadriu Lushaku, ka thënë se rezultatet e testit të PISA-s flasin për degradim të sistemit arsimor, teksa tha se këto të dhëna janë shqetësuese jo vetëm për Minsitrinë e Arsimit, por edhe për shkollat në Kosovë.

Në një konfernncë për media, ajo tha se MAShT-i ka dështuar t’i organizoj testet kombëtare, por edhe në bashkëorganizimin e testit të PISA-s.

Sipas saj arsimi nuk është prioritet i Qeverisë sepse sipas saj MAShT-i nuk ka bërë asnjë hap në organizimin e shkollave.

“Për të ardhë te rezultatet ose tek analizat e mirëfillta ne duhet të shohim se çka bën MAShT-i sot në arsim. Fillimisht dua të themë se arsimi nuk është prioritet i kësaj Qeverie. Në vitet paraprake kur rezultatet e testit PISA janë publikuar, Vetëvendosje ka bërë thirrje për seanca të jashtëzakonshme. Është pikërisht sot VV ajo që nuk tregon përkujdesin minimal për arsimin. E shohim një ministri që nuk ka bërë asnjë hap në organizimin e shkollave. Shkolla është njësia celulë e organizimit të arsimit. Ku janë shkollat sot? Shkollat sot nuk kanë një sistem të etabluar menagjerial në mes veti, por edhe shkollat përbrenda nuk kanë kapacitete për ta organizuar mësimin ashtu siç duhet”, theksoi ajo.

Zyrtarja e LDK-së gjithashtu tha se Ministria e Arsimit i ka lënë shkollat pa buxhet dhe se kjo vështirson mënyrën e organizimit të mësimit, kurse si faktor tjetër të gjendjes së arsimit ajo përmendi edhe kurrikulat për të cilat tha se janë të stërngarkuara, duke shtuar se ato e kanë rritur edhe numrin e lëndëve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.