Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Rid Berisha: Ne nuk duhet të hyjmë në konflikt me administratën Trump

Gazeta10
19 Janar 2025 - 21:25

Kanë mbetur edhe pak orë deri në inagurimin e presidentit të ri amerikan.

E rikthimi i Donald Trump si president në shtëpinë e Bardhë ishte temë debat në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10, raporton gazeta10.

Panelisti, Ridvan Berisha me këtë rast përmendi vizitën zyrtare të ish-kryeministrit Avdullah Hoti i cili pritur në shtëpinë e bardhë nga Trump gjatë mandatit sa ishte president i Amerikës.

“Delegacioni shtetëror i Kosovës atje në krye me kryeministrin Hoti ka qenë atje dhe ka nënshkuar një marrëveshje”, tha Berisha.

Ai tha se kushdo që vie në pushtet, republikanë ose demokrat për Kosovën deri më tani ka qenë mirë, duke shtuar se raportet duhet ruajtur edhe me administratën e re amerikane, administratën Trump. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.