Kandidati për deputet nga lista e përbashkët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Guxo-s, Luan Gacaferi, përmes një postimi në Facebook është munduar që ta lavdërojë me pak fjalë ministrin e Bujqësisë, Faton Peci.
Por, në postimin e tij nuk munguan gabimet drejtshkrimore.
“Edhe vazhdoi të themë super ministri i Kosovës”, ka shkruar Gacaferi në llogarinë e tij në rrjetin “Facebok”, duke shpërndarë një postim të dikujt tjetër, ku ministri Peci shihet në fotografi me dy persona.
Gacaferi nuk e përdori saktë kohën e tashme të foljes “vazhdoj”, por e shkroi gabimisht edhe foljen “them” – dy gabime elementare.
Kujtojmë se muajin e kaluar, Gacaferi u bë viral në rrjetet sociale, pasi e përdori gabimisht fjalën “fatalitet”, duke e pasur në mendje – bazuar në kontekstin e përdorimit – fjalën “natalitet”.