Të enjten, me 15 shtator në orën 10:00, do të mbahet seanca e parë e Kuvendit të Kosovës në sesionin vjeshtor. Kështu u vendos të hënën në një mbledhje të Kryesisë së Kuvendit.
Në këtë seancë do të diskutohet për grevën e mësimdhënësve dhe grevën e punëtorëve tjerë të sektorit publik./Gazeta10