Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rizvanolli konfirmon se është kthyer në funksion Blloku A3

Gazeta10
20 September 2022 - 17:29

Artane Rizvanolli – Ministrja e Ekonomisë, sot gjatë një vizite në KEK, ka treguar se është kthyer në funksion Blloku A3.

“Nga e premtja donim të shihnim se si po shkojnë renovimet në bllokun A4. U befasuam për të mirë kur dëgjuam sot se blloku A3 është kthyer në funksion falë punës gjatë natës dhe sot të punëtorëve dhe udhëheqësve të KEK”, është shprehur Rizvanolli para medieve.

Teksa, më tej, ajo ka bërë të ditur se Blloku A4 do të kthehet në funksion në ditët e para të muajit tetor.

Rizvanolli edhe në këtë paraqitje për medie, ka bërë thirrje për kursim të energjisë nga ana e qytetarëve./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.