Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Rizvanolli: Konsumi i energjisë elektrike në veri ka rënë për herë të parë

Gazeta10
16 April 2023 - 19:36

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se Policia e Kosovës ka sekuestruar 20 pajisje të paligjshme për mihje të kriptovalutave.

Rizvanolli në një postim në rrjetin social Facebook”, ka shkruar se këto dhe zhvillime të ngjashme në komunat veriore nuk kanë të bëjnë fare me marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë siç duan të paraqesin disa dhe ka shtuar se konsumi i energjisë elektrike në komunat veriore të vendit ka rënë për herë të parë pas vitesh rritje, madje edhe dy-shifrore.

Postimi i plotë:

Sot është ndaluar edhe një aktivitet jashtëligjor i minimit të kriptovalutave në veri të Mitrovicës nga Policia e Kosovës dhe janë sekuestruar 20 pajisje.

Kjo shtesë 174 pajijseve për aktivitete jashtëligjore të cilat janë sekuestruar në Zubin Potok para dy ditësh, dhe mbylljes së tre laboratorëve të lëndëve narkotike në fillim të muajit.

Këto raste dhe zhvillimet e ngjajshme në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës nuk kanë të bëjnë aspak me mardhëniet ndër-etnike, si është tendenca të portretizohen nga disa individë. Këto kanë të bëjnë me rregullin e ligjit e ndalimin e aktiviteteve jashtëligjore dhe krimit të organizuar.

Falë punës së shkëlqyeshme të Policisë së Kosovës e Ministrisë së Punëve të Brendshme, konsumi i energjisë elektrike në komunat veriore të vendit ka rënë për herë të parë pas vitesh rritje, madje edhe dy-shifrore.

Falemnderit për dedikimin për shtrirje të rendit në të gjithë territorin e Republikës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
24 September 2026
Lajme
24 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.