Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

ROCK POLITIKO vjen fuqishëm: festival, muzikë dhe emra të mëdhenj

Gazeta10
18 July 2025 - 17:23

Nga e hëna në të enjtën, spektakli i muzikës live dhe intervistave nis me emisionin ROCK POLITIKO, i cili do të sjellë në fokus artistët më të mirë vendas dhe ndërkombëtarë në skenën gjigante të Prizren Rock & Blues Festival.

Gjatë 8 edicioneve të emisionit, publiku do të ketë mundësinë të shijojë performanca të fuqishme nga emra të njohur të muzikës shqiptare si Minatori, Jericho, Eugent Bushpepa, Elita 5, Besken bashkë me All State Band, si dhe artistë ndërkombëtarë me renome botërore, përfshirë Gripin, Queenmania dhe Stanley Jordan.

ROCK POLITIKO do të zbulojë historitë, inspirimet dhe sfidat e artistëve, duke i afruar ata më pranë publikut dhe duke krijuar një lidhje të veçantë mes skenës dhe shikuesve.

Ky emision synon të përforcojë pozicionin e Prizren Rock & Blues Festival si një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në rajon, duke dhënë një pasqyrë të plotë dhe autentike të jetës muzikore në një ambient festiv dhe energjik.

 Ju ftojmë që nga e hëna në të enjtën të ndiqni këtë përvojë unike nga ora 20:20.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.