
Daniele De Rossi nuk do të jetë më shef i shtabit teknik te skuadra e Romës.
Pas vetëm katër xhirove në Serie A, klubi nga kryeqyteti italian ka vendosur që të ndajë rrugët me teknikun italian.
“Giallorosët” nuk dinë për fitore në këtë fillim të sezonit, ku kanë tre barazime dhe një disfatë.
41-vjeçari ishte emëruar në krye të Romës në janar të këtij viti dhe e drejtoi skuadrën në 30 ndeshje në të gjitha garat.
Përgjatë këtyre 30 ndeshjeve, De Rossi në krye të Romës arriti 14 fitore, nëntë barazime dhe shtatë humbje.
Ndryshe, De Rossi është legjendë e klubit italian, ku ishte pjesë e kësaj skaudre gjatë viteve 2002-2019.
Sezonin e kaluar, Roma me De Rossin përfundoi në pozitën e gjashtë në Serie A, duke u kualifikuar sërish për në Europaligë.
Ndeshjen e ardhshme në kampionat, Roma e luan si vendas kundër Udineses, ku do të synohet fitorja e parë e sezonit.