Kontaktoni

info@gazeta10.com

Gjykimi Special

Rrëzohet apelimi i Isni Kilajt lidhur me vendimin për paraburgimin e tij

Gazeta10
29 Janar 2025 - 19:27

Apeli i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka marrë vendim që ta rrezojë apelimin e Isni Kilajt ndaj vendimit të gjyqtares së procedurës paraprake e cila ia caktoi masën e paraburgimit më 9 dhjetor 2024.

Në dritën e sipërpërmendurës, Paneli gjen se Kilaj nuk ka arritur të tregojë se vlerësimi i Gjykatës Paraprake për rreziqet sipas Nenit 41(6)(b) të Ligjit është kaq i padrejtë ose i pabazuar në mënyrë që të përbëjë keqpërdorim të diskrecionit”, thuhet në vendimin e 28 janarit 2025 të lëshuar nga gjyqtarja Michele Picard.

Ndryshe, gjatë seancës së 9 dhjetorit 2024, u tha se familjarët e Isni Kilajt, përmes avokatit të tij, Iain Edwards i kishin propozuar Gjykatës Speciale 40 mijë euro dorëzani për lirimin e Isni Kilajt, i cili po akuzohet për tentim të ndikimit mbi dëshmitarët.

Ndryshe, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan më 5 dhjetor 2024 në Kosovë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit në DhSK, më 6 dhjetor 2024 në bazë të aktakuzës së konfirmuar dhe fletarrestimeve të lëshuara nga Haga.

Ndërsa, Thaçit i është dorëzuar fletarrestimi në objektin e paraburgimit në Hagë më 5 dhjetor 2024, gjithnjë sipas njoftimit të DhSK-së.

Kurse, Hajredin Kuçit i është dorëzuar aktakuza e konfirmuar dhe fletëthirrja për t’u paraqitur para gjykatëses së procedurës paraprake për paraqitjen e parë, e cila u mbajt sot (9 dhjetor).

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.