
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka numëruar dështimet e Qeverisë Kurti.
Bajrami ka thënë se çmimi i energjisë elektrike është rritur 127 për qind gjatë mandatit të Kurtit, teksa ka përmendur edhe tenderët njëburimorë.
“Kemi rritje të çmimit të energjisë elektrike për qytetarët për 127 për qind gjatë mandatit Kurrti, është rritur tri herë. Kemi pasur ngritje alarmante të çmimeve, inflacioni që ka ndodhur përgjatë këtyre katër viteve dhe qeveria ka lujt rolin e spektatorit. Ne kemi pasur 250 milionë euro tendera njëburimorë, që u janë shpërnda shokëve dhe dashamirëve nga ministrat. Na ka lulëzuar në vend ‘mafia energjetike’, ti ke kompani të cilat para 3 viteve kanë hy në tregun e energjisë dhe sot kompania me dy punëtor renditet si e teta me qarkullimin me të madh në viti 2024”, ka thënë Bajrami në “Politiko”. /Gazeta10