Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Rrugët me gropa dhe të dëmtuara në fshatrat e Vushtrrisë

Gazeta10
27 December 2023 - 19:26

Banorët e fshatit Bukosh dhe Pestovë ankohen për rrugët e dëmtuara në disa zona, për shkak të gropave dhe mungesës së rregullimit të tyre nga ana e Komunës së Vushtrrisë. Megjithatë, kryetari i kësaj komune, FeritIdrizi ka premtuar se së shpejti do të bëhet sanimi i tyre.

Me këtë gjendje të rrugëve ballafaqohen banorët e disa fshatrave të Vushtrrisë.

Me gropa dhe vështirë e kalueshme është bërë rruga në fshatin Bukosh.

Banorët ankohen se kjo zonë e cila është në afërsi të rrugës kryesore

“MehmetKollari” është lënë anash nga komuna dhe se është kthyer në shqetësim për ta.

Feriz Jashari, banor i këtij fshati, thotë për Kanal10 se për shkak të gropave, janë duke u dëmtuar edhe veturat.

Për më tepër, ai thotë serruga është në këtë gjendje qe disa vjet, derisa shton se ka bërë kërkesë edhe në Komunën e Vushtrrisë, por që sipas tij, ajo nuk është marrë parasysh.

Edhe banori tjetër, Bedri Asllani thotë për Kanal10 se kjo rrugë është kthyer në telashe për dhjetëra shtëpi të kësaj zone.

Ndërkohë një gjendje më të mirë nuk e ka as rruga “Brigada 123” në fshatin Pestovë të Vushtrrisë.

Edhe rruga për fshatin Pestovë është e dëmtuar.

E mbushur me gropa, gjatë stinës së dimrit e sidomos kur ka reshje shiu bëhet e pakalueshme.

Sipas banorëve ujërat e vërshojnë këtë rrugë, çka edhe ua pamundëson kalimin këmbësorëve e poashtu edhe drejtuesve të automjetëve.

Megjithatë,kryetari i Komunës së Vushtrrisë, FeritIdrizi, ka thënë rruga në Pestovë deri në muajin prill të vitit 2024 do të rregullohet në tërësi, ndërsa ka premtuar se së shpejti do ta trajtojnë edhe rrugën e dëmtuar në Bukosh.

Idrizi gjithashtu premtoi se shumë rrugë në qytetin e Vushtrrisë janë marrë me prioritet dhe se së shpejti ato do të sanohen. /Gazeta10/

Kronika e plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.