
Komentatori politik, Sadik Zeqiri ka paralajmëruar në “Politiko” se presidentja Vjosa Osmani do t’i futet sërish garës politike.
Kësaj radhe, Sadiku ka thënë se Osmani do të kandidojë me një parti të re.
Ai po ashtu ka thënë se Osmani nuk do të kthehet në LDK.
“Ka gjasa dhe shenja se ajo do të dal me një parti të re politike, do të garoj në zgjedhje dhe ajo do ta qojë vendin në zgjedhje”, ka thënë Zeqiri. /Gazeta10