Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Sadiku dhe analistët lundrojnë në liqenin e Ohrit, kujtojnë Thaçin me anije në Ujman

Gazeta10
17 March 2023 - 19:46

Një ditë para takimit Kurti-Vuçiq në Ohër të Maqedonisë së Veriut, gazetari dhe autori i emisionit “Politiko”, Kushtrim Sadiku ka raportuar live në “Info10” ku bashkë me analistët Halil Matoshi e Blerim Gashi kanë diskutuar mbi zhvillimet që do të ndodhin ditën e neserme në këtë qytet.

Ata duke lundruar me anije të cilën e drejtonte gazetari Sadiku kanë kujtuar një moment të veçantë të ish Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi duke lundruar me anije në liqenin e Ujmanit bashkë me drejtorin e atëhershëm të Policisë së Kosovës.

Me këtë rast analisti Halil Matoshi ka deklaruar se ka qenë një fotografi e një burrështetasi i cili e kontrollon dhe mbikëqyrë territorin e Kosovës.

Ai ka uruar që Thaçi të dalë i pafajshëm dhe UÇK-së të mos njolloset. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.