Zëvendëskryesuesi i kuvendit komunal të Mitrovicës Veriore, Skënder Sadiku përmes linjës direkte, në emisionin Raport bëri të ditur se një objekt i pjesës veriore do të kaloj në pronësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Rreth këtij transferimi Sadiku dha detaje, raporton Gazeta10
“Shpresoj që tash e tutje lajmet do të jenë të gëzuara, të mira prej Mitrovicës Veriore. Në nivelin lokal ne si komunë jemi duke i krijuar institucionet. Sot ne e kemi dhënë një objekt i cili ka qenë i ish armatës popullore Jugosllave i cili më vonë ka qenë edhe i Fondit pensional, ka qenë si institucion ilegal”, deklaroi ai.
Tutje, sipas tij këto objekte do të vihen në shërbim të qytetarëve.
“Ishte propagandë kur e dhamë objektiv e parë, tani po kalon tek Policia e Kosovës dhe besoj se në fund do vie tek qytetari. Unë do i quaja institucione të përkohshme pasi edhe me komunitetin ndërkombëtar edhe serb në veri i thoja që këtu institucionet e përkohshme i kemi përjetuar edhe vet si Kosovë, deri në 2008-tën i kemi pasur por në 2008-tën, institucioni është kthyer në Republikë të Kosovës. Ky objekt është duke u kthyer në funksion të qytetarëve, do të ketë edhe ministri të ndryshme”, shtoi ai. /Gazeta10