Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Sadiku sfidon Gërvallën: Sa keni arritur t’i bindni aleatët që Qeveria po vepron drejt?

Gazeta10
24 Tetor 2024 - 21:03

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, është e ftuar këtë të enjte në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal 10. 

Duke folur për marrëdhëniet e Kosovës me aleatët, Gërvalla ka thënë se në vazhdimësi ka pasur kritika për vendimet e kësaj qeverie, por siç tha ajo, realiteti i sotëm tregon se hapat e tyre kanë qenë të domosdoshëm për të krijuar një realitet të ri në vend.

“Ne kemi parë që në vazhdimësi ka pasur kritika nga disa anë, jo në raport me qeverinë por në raport me disa vendime tona, mirëpo realiteti e sotmja ka dëshmuar se hapat tonë kanë qenë të drejt, madje kanë qenë të domosdoshme për te krijuar një realitet të ri në vendin tonë sepse kur themi se luftojmë krimin dhe luftojmë për sundim të ligjit, nuk mund ta ndajmë Kosovën në dy pjesë, ku sundon ligji dhe ku sundon krimi. Në vazhdimësi kemi shpjeguar që nuk janë vendime që i bëjmë kundër dikujt, por nga sundimi i ligjit dhe luftimi i krimit përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka thënë Gërvalla.

E pyetur nga Sadiku se sa kanë arritur që t’i bindin aleatët që qeveria është duke vepruar drejt, Gërvalla ka theksuar se zhvillimet në veri janë pozitive dhe kanë krijuar një realitet krejt të ri.

“Gjithkush sot e di që zhvillimet në veri janë pozitive dhe kanë krijuar një realitet krejt të ri. Fakti që sundimi i ligjit dhe proceset e së kaluarës në katër komunat veriore kanë krijuar një realitet të ri pozitiv për qytetarët për atë nuk ka asnjë dyshim”, ka thënë Gërvalla. /Gazeta 10/ 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.