Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Saka i qëndron besnik Arsenalit, shumë shpejt do të rinovojë kontratën

Gazeta10
10 Maj 2023 - 16:06

Sulmuesin anglez, Bukayo Saka pritet që të vazhdojë karrierën e tij te skuadra e Arsenalit.

Saka ka arritur marrëveshje totale me ekipin londinez për një kontratë të re afatgjate dhe zyrtarizimi pritet të bëhet në fund të këtij edicioni.

Sulmuesi anglez do të nënshkruajë kontratë të re deri në vitin 2028, ndërsa paga e tij raportohet se do të jetë rreth 300 mijë funte në javë.

Kontrata aktuale e 21-vjeçarit skadon në vitin 2024, teksa rinovimi me të ka qenë një prioritet i “Topçinjëve”.

Këtë edicion me fanellën e Arsenalit, Saka ka shënuar 14 gola e ka kontribuar me 11 asistime në 45 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet.

Ai ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të Arsenalit, ndërsa debutimin me ekipin e parë e ka bërë në vitin 2019.

Talenti anglez deri më tani me ekipin londinez ka fituar Kupën Fa dhe Superkupën e Anglisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.