Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Saka rinovon me Arsenalin deri në vitin 2027

Gazeta10
23 Maj 2023 - 15:45

Sulmuesi anglez, Bukayo Saka ka rinovuar kontratën e tij me skuadrën e Arsenalit.

Saka ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Arsenalin, që e mban atë në Londër deri në vitin 2027.

21-vjeçari ishte njëri nga lojtarët kyç të ekipit londinez këtë edicion, ku në të gjitha garat arriti të realizojë 14 gola dhe ka dhuruar 11 asistime.

Saka ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të Arsenalit, ndërsa debutimin me ekipin e parë e kishte bërë në vitin 2018, kur ishte vetëm 17-vjeçar.

Deri më tani me ekipin e parë, 21-vjeçari ka zhvilluar plot 178 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Falë paraqitjeve të mira me “Topçinjtë”, Saka ishte ftuar edhe në kombëtaren e Anglisë në vitin 2020, si 18-vjeçar.

Reprezentuesi anglez deri më tani me skuadrën e Arsenalit FA Cup dhe Superkupën angleze.

Pas paraqitjeve të mira këtë edicion, Saka është në mesin e të nominuarve për lojtarin më të mirë në Premierligë këtë edicion.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.