
Anësori brazilian, Savinho do të vazhdojë të jetë pjesë e Manchester Cityt.
Gjatë këtij afati kalimtar, Tottenhami ishte shumë e interesuar për shërbimet e tij, por City e sheh si pjesë të rëndësishme të skuadrës.
“Qytetarët” e kanë informuar Tottenhamin se nuk do e lejojnë largimin e tij dhe kanë refuzuar ofertën e fundit prej 70 milionë eurove.
21-vjeçari ka kontratë me Cityn deri në vitin 2029 dhe Pep Guardiola e sheh si pjesë të rëndësishme të projektit.