
Deputetja, Duda Balje sonte në emisionin “Politiko” iu kundërpërgjigj deklaratave të deputetës së VV-së, Arbëresha Kryeziu lidhur me ofertën e profesoreshës në Shkup.
Balje bëri të ditur se përfunduar studimet në fushën e ekonomisë, pyetje e cila ishte parashtruar nga Kryeziu se për çfarë e kë do munte ta mësonte ajo.
“Jam linquar prej deputetëve të VV-së, dhe mendoj se është një prej maskave që ata janë duke e përdor ndaj meje. Unë e kam përfunduar edukimin në Novi Sad sepse atje kam jetuar.Serbia me Maqedoni kanë marrëveshje për njohje diplome. E flas gjuhën maqedone, kam aplikuar disa herë atje, por se kam pasur asnjë mundësi“, tha ndër tjerash ajo.
E pyetur për deklaratën e deputetës Kryeziu, Balje deklaroi se nuk e njihte fare.