Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sekretarit Blinken i vdes babai, thotë se ka humbur një burim frymëzimi dhe dashurie

Gazeta10
23 September 2022 - 11:09

Sekretarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken, i ka vdekur babai, Donald Blinken, raporton Gazeta10.

Ai ka vdekur në moshën 96-vjeçare.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vet Blinken përmes disa postimeve në Twitter teksa ka qenë pjesë e Asamblesë së Përgjithshme vjetore të OKB-së.

Ai ka thënë se babi i tij ishte burim dashurie dhe frymëzimi.

“Familja ime humbi një prind dhe gjysh, një burim dashurie dhe frymëzimi – babai im Donald Blinken”, ka shkruar Blinke.

Tutje, Blinken ka thënë se ai i ka shërbyer qytetit, shtetit dhe vendit të tij.

“Një anëtar i Korpusit Ajror të Ushtrisë Amerikane, një ambasador i ShBA, president i Fondacionit Mark Rothko, (kryetar i bordit) i Universitetit Shtetëror të Nju Jorkut, babai i shërbeu qytetit, shtetit dhe vendit të tij”, tha më tej Blinken.

Donald Blinken vdiq paqësisht në shtëpinë e tij në East Hampton, Long Island, tha një zyrtar i Departamentit të Shtetit.

“Babi më frymëzoi për shërbimin publik”, shkroi Blinken.

Blinken ka thënë se ai ka jetuar me mirësjellje, dinjitet dhe modesti.

“Ai jetoi me mirësjellje, dinjitet dhe modesti. Ai e donte gruan e tij Vera dhe familjen e tij. Ai ndërtoi një jetë të mrekullueshme dhe më dha një jetë të mrekullueshme. Të dua babi”, ka shkruar Blinken. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.