Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Selmanaj: Nuk mundesh me qenë edhe me Amerikën dhe me përkrahë Albin Kurtin

Gazeta10
21 August 2024 - 20:06

Presidentja Vjosa Osmani dhe Mary Elieen Devitt në emër të USAID-it kanë nënshkruar marrëveshjen e grantit për objektivat zhvillimore në vlerë prej 34.5 milionë dollarësh.

Lidhur me këtë, deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj thotë se anipse kryeministri Albin Kurti ‘ka ndërruar kahje dhe ka dëmtuar marrëdhëniet me aleatin e përhershëm të Kosovës, SHBA edhe një herë na konfirmon se, ndryshe nga qeveria e Kosovës, Amerika nuk e braktis interesin e popullit të Kosovës’.

Sipas tij, nuk mundesh me qenë edhe me Amerikën edhe ta përkrahësh Kurtin.

“Miku i mirë në ditë të vështira.

Edhe pse i zoti i shtëpisë ka ndërruar kahje dhe ka dëmtuar marrëdhëniet me aleatin 🇺🇸e përhershëm të Kosovës, SHBA edhe një herë na konfirmon se, ndryshe nga qeveria e Kosovës, Amerika nuk e braktis interesin e popullit të Kosovës.

Çdo ditë e më shumë po bëhet e qartë. Nuk mundesh me qenë edhe me Amerikën dhe me perkrahë Albin Kurtin”, shkroi Selmanaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.