Gazetari, Branislav Kërstiq, në emisionin “Politiko me Kushtrim Sadikun”, ka thënë se serbët e Kosovës janë viktima trë të dy palëve, asaj kosovare dhe serbe.
“Sot ne në Kosovë, është e pakuptueshme dhe e papranueshme që Kryeministri i vendit tonë, në bazë të të dhënave të cilat flasin për serbët e Kosovës, të cilët e pranojnë pavarësinë e Republikës së Kosovës, ai nuk i njeh dhe as identifikon dëshirat dhe nevojat e tyre si qytetarë. Ose do të thoja që ndoshta nuk ka nevojë as t’i njohë nevojat e këtyre qytetarëve sepse serbët në këtë situatë janë të panevojshëm dhe shihen në pozitë të cënuar për shkak të Beogradit zyrtar dhe presionit që vjen nga ana e tyre”, tha Kërstiq.
Ai tutje tha që sot i kemi 70 për qind të serbëve të cilët janë kundër Listës Serbe, si një qasje e gabuar.
“As komuniteti ndërkombëtar e ass Prishtina zyrtare nuk merr ndonjë përgjegjësi për këtë situatë dhe për këta njerëz dhe si përfundim i bie që Lista Serbe i konvenon kësaj situate aktuale për agjenda të ndryshme politike”, tha Kërstiq. /Gazeta10/