Uncategorized

Serbët ia vranë 11 anëtarët e familjes së ngushtë, luftëtari i UÇK -së u bë me fëmijë 20 vjet pas luftës (VIDEO)

Gazeta10
07 Shtator 2022 - 15:39

Kronika: Luljeta Beselica. Kamera: Rexhep Gashi

Gushti, për Isak Asllanin nga fshati Rancë i Shtimës, është muaj i dhimbjes, mërzisë e sakrificës.

Në po këtë muaj, lufta e fundit e Kosovës i mori atij 11 antarë të ngushtë të familjes, para syve të tij.

Asllani kishte shkuar për ta tërhequr familjen nga malet e fshatit Greiçevc, të komunës së Suharekës, ku ishin strehuar prej kohësh, por rrugës u forcat serbe bombarduan traktorin e tyre.

“Ishte nana Jalldyzja, gruja Halitja, fëmijët Burimi, Lumnia, Ejupi, Shpendi, Xhaferi, Luljeta, Antigona dhe gruja e vllaut, Ajshja, edhe qika Albiona…Pa pritur na ka goditur prej tankës ushtria dhe policia e Serbisë, kur e kom kthy kryt pasi u plagosa unë, e pash që në prokolicë nuk ka pas asgjë, e shkapërderdhi krejt, shihet edhe këtu prokolica, tani kom pas edhe shamje me ta, por me këmbëngultësinë e vëllaut u tërhjeka. Pastaj aty mbetenedhe 11 anëtarë të vrarë”, thotë Isak Asllani, ish luftëtar i UÇK-së

Asllani thotë se përkundër që e ka ditur që lufta do të ketë pasoja, por që nuk është përgatitur për një humbje kaq të madhe.

“Ishalla s’na bjen me harru edhe kjo është një dëshmi me tregu që më kë kemi t’bëjmë punë e kemi pas, me njerëz kriminela. Gjithmonë jom deklaru (se po m’bjen me përsëritë në emisione gjithmonë) që m’kanë pyet gazetarët e m’kanë pyet shumë njerëz që çka kishe bo ti? Unë gjithëmon kom thonë që me ushtri e polici serbe kurrë luftën se kisha ndal, me njerëz të pafajshëm kurrë se kisha bo atë gja…” deklaron ai.

Asllani,  pas tre muajsh u martua, por fati nuk e deshti që ai të bëhej me fëmijë deri para 5 viteve, ku është bërë baba i dy fëmijëve, e të cilëve u ka trashëguar emrat e fëmijëve të parë.

“Mbas 20 vjetve i kemi dy fëmijë, e kemi djalin edhe vajzën ku I kam përtri edhe emrat. Djali e ka emrin Ejup e vajza e ka emrin Lumnije, edhe e kanë zbutë qështjen me gjithëse këta nuk harrohen edhe kanë me m’mungu shumë mu se edhe shumë m’kanë ra shumë në luftë edhe familja, e mos të flasim për fëmijë mo…” deklarohet për Kanal 10 – Isak Asllani, ish luftëtar i UÇK -së, raporton Gazeta10.

Përkundër dhimbjes së madhe që ka për humbjen e familjes, Asllani thotë se është i zhgënjyer që ish luftëtarët e UÇK -së, janë duke u gjykuar në Hagë. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.