
Qytetarët serbë në veriun e Kosovës, saktësisht në Mitrovicën e Veriut, po pregatiten për protesta nesër, raporton Gazeta10.
Në një video të siguruar nga Gazeta10 aty shihet duke u bërë disa pregatitje.
Ekipi i Kanal10 po qëndron direkt në veri të vendit.
Kujtojmë se pasditen e sotme Lista Serbe është tërhequr nga institucionet e Kosovës për shkak të suspendimit të komandantit të policisë rajonale në veri nga Qeveria e Kosovës. / Gazeta10