
Serie A e ka konfirmuar se përballja mes Milanit dhe Interit do të luhet të hënën, më 22 prill, në të njëjtën datë kur do të zhvillohet derbi mes Romës dhe Bolognas.
Serie A ka publikuar datat dhe oraret e ndeshjeve për xhirone 31-të, 32-të dhe 33-të.
Xhiro e 31-të do të fillojë të premten, më 5 prill, me një takim mes Salernitanas dhe Sassuolos, ndërsa do të përfundojë të hënën, më 8 prill me udhëtimin e Interit në Udinese.
Xhiro e 32-të do të nisë më 12 prill në orën 20:45 me përballjen Lazio-Salernitana. Do të përfundojë gjithashtu të hënën, por këtë herë me dy ndeshje: Fiorentina–Genoa dhe Atalanta–Hellas Verona.
Xhiro e 33-të do të fillojë më 19 prill me Genoa-Lazio dhe Cagliari-Juventus dhe do të përfundojë të hënën me Bologna-Roma, një lojë kyçe në garën për top 4 dhe “Derby della Madonnina” midis Milanit dhe Interit.