
Teksa në emisionin “Politiko” u diskutua edhe për ndarjen e shtesave prej 100 eurove nga Qeveria e Kosovës në detyrë, analisti politik Krenar Shala reagoi ndaj deklaratave të kandidatit për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arben Gashi, i cili i kishte cilësuar ato si “lëmoshë” në prag të fushatës zgjedhore.
Shala tha se mbështetjet financiare nuk po ndodhin vetëm para zgjedhjeve dhe se ato janë rritur disa herë gjatë qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje.
“Nuk o tu dhënë para zgjedhjeve lëmoshë, që tri-katër herë o tu e rrit. Ju e dini që e ka rrit disa herë. E dyta, kur ta jep ai 100 euro nuk po t’thom bima ti mu dëshminë që e ki votu VV, ndaç me t’i dhënë 100 euro”, ka deklaruar Shala.