Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shala i PSD-së: Albinit po i pëlqen pushteti, për herë të parë pozita i kërkon llogari opozitës

Gazeta10
03 April 2024 - 23:50

Aktivisti i PSD-së, Asdren Shala në emisionin “Gallatë me Arben Ahmetin” ka komentuar vendimet dhe qeverisjen e kryeministrit Kurti.

Sipas tij, kryeministri Kurti e ka arritë qëllimin e tij dhe tani po i pëlqen pushteti, raporton Gazeta10

“Albin Kurti ka kërkuar dhe gjithmonë është ai njëriu i përplasjeve kur dëshiron me arritë një qëllim tani ai e ka arritë qëllimin, Albinit po i pëlqen pushteti dhe tani përplasjet nuk janë mjeti i cili i duhet atij, tash ai ka disa forma të tjera siç është propaganda që po i bënë Lëvizja Vetëvendosje me ato linqimet që i’a bënë opozitarëve duke qenë në pozitë madje për herë të parë në Kosovë po ndodh që partia në pushtet pozita po i kërkon llogari opozitës për këtë qeverisje dhe kjo është ironike”, tha ai në Kanal10./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
14 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.